Përshkrimi
Ky konvertues audio digital në analog është zgjidhja perfekte për të lidhur televizorët modernë që kanë vetëm dalje optike (TOSLINK) me pajisje tradicionale audio si altoparlantë të zakonshëm, sisteme muzike, bokse kompjuteri ose kufje me portë 3.5mm apo RCA.
Pajisja kthen sinjalin optik digital në një sinjal të pastër analog me cilësi të lartë, duke ofruar audio të qartë dhe të balancuar pa humbje. Instalohet shumë lehtë – lidheni kabllon optik te TV dhe daljen 3.5mm ose RCA te altoparlantët, dhe gjithçka është gati për përdorim.
E përkryer për:
-
Televizorë modernë që nuk kanë dalje audio 3.5mm
-
Bokse kompjuteri
-
Sisteme muzikore të vjetra
-
Kufje me kabllo
-
Sound system-e në shtëpi ose zyrë
Konvertuesi është kompakt, i qetë, i qëndrueshëm dhe funksionon me furnizim USB, duke e bërë praktik dhe shumë efikas në përdorim të përditshëm.


