Në TechPoint, angazhohemi të ofrojmë produkte dhe shërbime cilësore, duke garantuar një përvojë të sigurt dhe transparente për klientët tanë. Politikat e mëposhtme përcaktojnë rregullat për kthimin, rimbursimin dhe ndërrimin e produkteve.
Produkti mund të kthehet vetëm në rast se ka ndodhur gabim nga ana jonë gjatë përgatitjes ose dërgimit të porosisë.
👉Në këtë rast, kostoja e transportit për kthim dhe ri-dërgim mbulohet nga ne.
Nëse produkti ka defekt fabrikisht, TechPoint mbulon plotësisht koston e transportit dhe ofron zëvendësim ose rimbursim të plotë.
Kërkesat për kthim duhet të bëhen brenda 7 ditëve nga data e pranimit të produktit.
Pas këtij afati, TechPoint nuk mban përgjegjësi për kërkesat e vonuara.
Produktet e ndjeshme, si adapterët dhe aksesorët elektronikë, nuk pranohen për kthim për arsye sigurie dhe higjienike.
Ndërrimi kryhet nga TechPoint në rast se:
👉Në këto raste, kostoja e transportit mbulohet nga ne.
Nëse porosia është bërë gabimisht nga klienti, ndërrimi është i mundur, por të gjitha kostot e transportit mbulohen nga klienti.
Kërkesat për ndërrim duhet të bëhen brenda 7 ditëve nga data e pranimit të produktit.
Pas këtij afati, ndërrimet nuk pranohen.
Produktet elektronike dhe adapterët e ndryshëm nuk mund të ndërrohen apo të kthehen.
Për t’u pranuar për kthim ose ndërrim, produktet duhet të jenë:
TechPoint rezervon të drejtën të refuzojë çdo produkt që nuk përmbush kushtet e mësipërme.
Duke kryer një porosi online në faqen e TechPoint, ju konfirmoni se keni lexuar, kuptuar dhe pranoni plotësisht këto kushte të rimbursimit, kthimit dhe ndërrimit. Këto politika janë pjesë përbërëse e termave të përgjithshëm të shitjes në platformën tonë.