01

Kthimi i produktit

Produkti mund të kthehet në rast se ka ndodhur një gabim nga ana jonë gjatë përgatitjes ose dërgimit të porosisë.

Në këto raste, TechPoint mbulon koston e transportit për kthimin dhe ri-dërgimin e produktit.

Nëse produkti paraqet defekt fabrikues, TechPoint mbulon plotësisht koston e transportit dhe, sipas rastit, ofron zëvendësim të produktit ose rimbursim të plotë.

Afati për paraqitjen e kërkesës Kërkesa për kthim duhet të paraqitet brenda 7 ditëve nga data e pranimit të produktit.

Pas përfundimit të këtij afati, kërkesat për kthim nuk pranohen.

02

Ndërrimi i produktit

Ndërrimi i produktit kryhet nga TechPoint në rastet kur:

  • Produkti është dërguar gabimisht.
  • Produkti është dëmtuar gjatë transportit.

Në këto raste, kostoja e transportit për ndërrimin mbulohet nga TechPoint.

Nëse porosia është bërë gabimisht nga klienti, ndërrimi mund të realizohet, por të gjitha kostot e transportit mbulohen nga klienti.

Afati për paraqitjen e kërkesës Kërkesa për ndërrim duhet të bëhet brenda 7 ditëve nga data e pranimit të produktit.

Pas këtij afati, kërkesat për ndërrim nuk pranohen.

Produktet elektronike dhe adapterët e ndryshëm nuk mund të ndërrohen apo të kthehen, përveç rasteve kur problemi është shkaktuar nga TechPoint ose produkti ka defekt fabrikues.

03

Kushtet e pranueshmërisë

Për t’u pranuar për kthim ose ndërrim, produkti duhet të jetë:

  • Në gjendje të papërdorur.
  • Me paketimin origjinal.
  • Pa dëmtime.
  • Pa mungesë të aksesorëve ose pjesëve përbërëse.

Për arsye sigurie dhe higjiene, adapterët dhe aksesorët elektronikë nuk pranohen për kthim ose ndërrim, përveç rasteve kur produkti ka defekt fabrikues ose është dërguar gabimisht nga TechPoint.

TechPoint rezervon të drejtën të refuzojë produktet që nuk i përmbushin kushtet e përcaktuara më sipër.

04

Pranimi i kushteve

Duke kryer një porosi online në faqen e TechPoint, ju konfirmoni se keni lexuar, kuptuar dhe pranuar kushtet e përcaktuara në këtë politikë.

Kjo politikë është pjesë përbërëse e kushteve të përgjithshme të shitjes në platformën e TechPoint.

Para se të kryeni një porosi, ju rekomandojmë të lexoni me kujdes kushtet e kthimit dhe ndërrimit, veçanërisht afatet dhe përjashtimet e përcaktuara në këtë faqe.